Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar këto Vendime: Vendimi për bartjen e rezervave të investimeve kapitale të vitit 2021; Vendimi për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 05864-0 Rahovec; Vendimi për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 07111-1 Rahovec; Vendimi për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 02352-0 Rahovec; Vendimi për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P-00251-0 Çifllak dhe Vendimi për vënie në debat publik të Draft Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025. Në mbledhje janë shqyrtuar edhe dy raporte: Raporti financiar janar-mars 2021 dhe Raporti vjetor i punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2020.