leoni

U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2022

Mbledhja e -IV- (katërt) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2022, filloi me debatin jashtërendit të ditës, ku nga këshilltarët u ngritën disa çështje, si nga: infrastruktura rrugore, arsimi, shëndetësia edhe të tjera çështje, të cilave iu përgjigj, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Më pas u miratua rendi i punës së kësaj mbledhje me disa plotësime dhe filloi me diskutime e miratime për secilën pikë. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes se -I- të rregullt datë: 28.02.2022 dhe mbledhjes se -II- të rregullt datë: 29-31.03.2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit të Këshillit Organizativ, për ndarjen e mirënjohjeve me rastin e kremtimi të ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës Nr.01/819 datë: 26.05.2022, për inicimin e  procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës Nr.01/818 datë: 26.05.2022, për marrjen e vendimit për shpalljen e zonës private, zonë me interes publik me rastin e realizimit të projektit “Ndërtimi i rezervuarit të ujit të pijes në fshatin Janqisht” KK.Malishevë. Miratimi i  Kornizës Afatmesme Buxhetore KAB 2023-2025.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës Nr.01/489 datë: 04.04.2022, për miratimin e Projekt propozimit të Planit Vjetor të Punës së KKSB-së për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Planit të punës për vitin 2022 të Komitetit për Arsim, Kulturë,Rini dhe Sport. Shfuqizimi i Vendimeve të Kuvendit të Komunës: Vendimi nr.02/151 datë: 02.04.2021,  Vendimi nr.02/87 datë: 04.03.2021 dhe Vendimi nr.02/337 datë: 12.09.2018.Formimi i Komisionit për hartimin e Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/272 datë: 02.06.2022 të parashtruar nga Besart Shala nga  fshati Banjë  dhe Të ndryshme. Për të gjitha këto pika prezantuan përfaqësuesit e drejtorive përkatëse  dhe dhanë sqarimet e duhura për këshilltarët për çështjet e ngritura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …