leoni

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura

Në Skënderaj është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura. Në këtë takim të rregullt janë diskutuar çështje të përgjegjësisë dhe të interesit të qytetarëve.

Pika kryesore e rendit të ditës ka qenë Plani i Punës për vitin 2025 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i cili edhe është miratuar, dhe do të zbatohet gjatë vitit aktual.

Ndërkaq rreth çështjeve të sigurisë, ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Agim Idrizi, i cili, duke iu referuar raporteve zyrtare policore, e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në përgjithësi.

Është diskutuar edhe për sigurinë në komunikacion, për çka Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë planet që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në fushën e trafikut rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për …