U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Si çdo të hënë është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Nënkryetari Berisha, ka kërkuar që mos të ketë asnjë vonesë të paarsyeshme gjatë realizimit të planifikimeve komunale. Përndryshe, gjatë raportimit të drejtorëve, u bë e ditur se po vazhdon aplikimi i bujqve të Komunës së Malishevës, për grantet dhe subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë, sikur edhe aplikimi për subvencionet komunale në bujqësi, përkatësisht në ndërtimin e serrave. Gjithashtu, u njoftua se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe po merren masat e nevojshme nga ana e nivelit komunal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Sa i përket përmbytjeve të javës së kaluar, u tha se ka pasur dëme të konsiderueshme në pronat bujqësore, që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, ndërsa dëme tjera nuk janë regjistruar. Si pasojë e reshjeve, në fshatin Turjakë, ka pasur rrëshqitje të dheut, ku gjatë ditës, pritet të intervenohet në largimin e dheut nga rruga në atë pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …