Me ftesë të kryeministrit, Kurti, sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim. Përveç të tjerash, në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion. Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar, por edhe kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat e tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Do të shtohen përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik, thuhet në njoftim
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …