Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses, Almedina Jaha, u mbajt mbledhja e gjashtë dhe e fundit për vitin 2024.
Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale. Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.
RENDI i ditës ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Plani të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara për vitin 2025;
3. Të ndryshme.