leoni

U MBAJT MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA (KPF) NË KOMUNËN E RAHOVECIT, E SHTATA PËR KËTË VIT KALENDARIK

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, 16 korrik 2024, është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale Nr. 00889-0, ZK- Çifllak, në sipërfaqe prej 11765m2;

  2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-00889-0 ZK, Çifllak, në sipërfaqe prej 11765m2;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale Nr. 00889-0, ZK- Çifllak, në sipërfaqe prej 10,000 m2;

  4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00889-0ZK, Çifllak, në sipërfaqe prej 10,000 m2;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për faljen e borxhit të papaguar për taksën komunale, respektivisht – qiranë e shfrytëzimit të hapësirës publike;

Drejtori i Gjeodezisë, Afrim Oruqi, i prezantoi para anëtarëve të komitetit edhe dy pika shtesë, të njëjtat unanimisht u votuan për t’u ceduar për mbledhjen e rregullt të kuvendit:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, P-00041-1, ZK-Drenoc;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik ndërtesë, P-00644-0, ZK-Rahovec;

Kuvendari, Burim Krasniqi, propozoi që për mbledhjen e rregullt të kuvendit si pikë e rregullt të jetë edhe informata mbi shfrytëzuesit e parcelave publike, të dhëna për shfrytëzim nga kuvendi komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …