Udhëhequr nga kryesuesi Arbër Zenuni, në komunën e Rahovecit, sot është mbajtur mbledhja e dytë e komitetit për politikë dhe financa (KPF) për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të kuvendit, unanimisht u ceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.325/22, i datës 31.5.2022, për përbërjen dhe organizimin e komitetit për arsim;
-
Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.174/23, i datës 27.12.2023, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
-
Shqyrtimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në komunën e Rahovecit;