U mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe Sead Raba përfaqësues i OSBE-së, u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunës së Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Propozim vendimit për Ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2019, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 11000 m2, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronës Komunale me sipërfaqe prej 25099 m2, Shqyrtimi i Propozim Buxhetit si dhe KAB-it për vitin 2020-2022, Shqyrtimi i Planit Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Rahovec 2020-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …