U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e KK të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të radhës. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar disa nga pikat e parapara, ndërsa pjesa e pikave të rendit të ditës, të cilat ishin kërkesa të kryetarit të komunës, janë hequr nga diskutimi dhe për këtë, në shenjë pakënaqësie, anëtarët e NISMA Socialdemokrate në KK të Malishevës, e kanë bojkotuar mbledhjen. Në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, ka miratuar një marrëveshje ndërkomunale e lidhur mes Komunës së Malishevës, Istogut, Klinës dhe Pejës, e që ka bëjë me menaxhimin e emergjencave. Po ashtu, KK i Malishevës, ka bërë një debat për gjendjen në arsimin e Malishevës, ka diskutuar raportin e Komitetit për Arsim, si dhe i ka miratuar disa rekomandime të këtij komiteti. Në mbledhjen e sotme, KK ka vendosur për heqjen e taksave komunale për leje ndërtimi në fushën e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …