U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësues të LMT-së në Rahovec, u mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt  e KPF-së në Komunën e Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Propozim Vendimit për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020, Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit 2019-2021, Shqyrtimi i Planit Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit 2019-2022, Shqyrtimi i Planit Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjet e qëndrueshme 2019-2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …