U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Seanca filloi me vendosjen e shenjave portokalli te pjesëmarrësit e seancës, shenja këto të cilat simbolizojnë fillimin e fushatës nacionale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika dhe janë marrë këto vendime: Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës: P-02279-0, P-02280-0 dhe P-02281- Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 1427 i datës 30.04.2019 për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”; Vendimi për lirim nga pagesa e Mamografisë për të gjitha gratë e Komunës së Rahovecit; Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës Nr.P-71510057 -08924-0 personave fizik dhe juridik; Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Brendshëm për vitin 2021 dhe diskutimi i planit të veprimit; Shqyrtimi i raportit vjetor  të Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit. Po ashtu janë propozuar dhe dy pika shtesë: Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit për Shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-01041-1 në Zonën Kadastrale Xërxë. Diskutimi rreth fushatës nacionale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit mund t’i gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/ .

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …