U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë gjatë vitit të shkuar, e që është vlerësuar si shumë e qetë dhe stabile. Megjithatë shqetësim ka qenë aksidentet në trafik përfshirë ato me fatalitet. Me këtë rast Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili ka folur për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti. Kapiteni Halili potencoi se gjendja e sigurisë ka qenë e qetë dhe stabile por theksoj se shqetësuese ka qenë vitin e shkuar aksidentet në trafik. Ai potencoi se kanë shënuar ulje rastet e vjedhjeve dhe foli edhe për planet e policisë për këtë. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj Policinë e Kosovës, KFOR-in, FSK-në, KKSB-në, EVSB-në dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rritjen e sigurisë në këtë komunë. Ai shtoj se kjo komunë ka bërë përpjekje të marrë rekomandimet nga Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi në Viti me qellim të rritjes së sigurisë dhe potencoi se po punojnë që Vitia dhe Pozherani të jenë të pajisura gjatë këtij viti me kamerat e sigurisë. Ndërkaq gjatë këtij takimi Imri Emerllahu nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) foli mbi punën e përbashkët me mekanizmat e tjerë në rritjen e sigurisë. Kurse Bujar Ostrogllava anëtar i këtij këshilli nga Pozherani potencoi se shqetësuese është dukuria e shpërndarjes dhe përdorimit të narkotikeve. Ai pos që kërkoj që të ketë më shumë fushata vetëdijesuse kundër dukurisë së narkotikeve propozoj që të ndërtohet një rreth rrotullim përgjatë rrugës Viti-Pozheran me qëllim të uljes së aksidenteve. Ndërkaq gjatë këtij takimi një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Skënder Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë i cili potencoi se ata kanë bashkëpunuar për disa vite me Komunën e Vitisë dhe shtoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj tani edhe për dy vite pasi që me financimin e ambasadës Holandeze do të implementohet një projekt në komunën e Vitisë. Përndryshe ky takim është udhëhequr nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili falënderoj Komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për implementimin e shumë rekomandimeve të dhënë nga ky këshillë e që sipas tij kanë ndikuar pozitivisht në sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …