U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Organizativ, për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës, e cila u drejtua, nga Kryetari i Komunës së malishevës, Ragip Begaj.
Anëtarë të Këshillit Organizativ janë partitë politike, shoqëria civile dhe përfaqësuesit institucional të Komunës së Malishevës. Në këtë mbledhje, u diskutua për agjendën e shënimit të 16 Qershorit dhe për ndarjen e çmimeve tradicionale.
Qytetarët do të njoftohen me kohë me agjendën dhe aktivitetet që do të shënohen para dhe me 16 Qershor.