Është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Komunitete në komunën e Vitisë, ku i pranishëm ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi. Ai fillimisht ka përshëndetur anëtarët e këtij komiteti, të cilëve i ka uruar suksese dhe punë të mbarë gjatë mandatit të tyre. Në këtë mbledhje, anëtarët e Komitetit për komunitete, rizgjodhën kryesuesin e këtij komitetit Radovan Gjuriqin. Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe plani i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022.