U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Komunal të Vitisë, me theks të veçantë u diskutua mbi informatën e kryetarit për vitin 2021

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi Bekim Azizi. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash disa propozim vendime. Megjithatë me theks të veçantë është folur mbi Informatën e punë së kryetarit të komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2021 e cila fillimisht ishte prezantuar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu. Ndërkohë pyetjeve apo komenteve të marra lidhur me këtë informatë ju është përgjigjur vetë i pari i komunës. Gjithashtu në këtë mbledhje pas shqyrtimit  janë votuar me shumë votash këto pika:

1. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022.

2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacioni për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore ne Gjilan – Dega në Viti.

4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Viti.

5. a) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për plotësimin e vendimit 01-110/05-976, të datës 28.12.2021, për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;

b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për plotësimin e vendimit

01-110/05-974, të datës 28.12.2021, për formimin e Komitetit për Komunitete.

Në këtë seancë u bë me dije edhe emrat e grupeve parlamentare të subjekteve politike në këtë kuvend si:  Ali Bajrami- LDK, Jakup Demiri-LVV,  Taulant Haxhiu-PDK.

Gjithashtu znj. Taibe Ibrahimi ka dhënë edhe betimin si këshilltare e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së. Ndërkaq kjo seancë është përcjellur edhe nga mediat dhe është transmetuar drejtpërdrejtë në platformën e videove YouTube dhe në facebook- Komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …