U mbajt mbledhja e parë e rregullt e KK të Malishevës

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Malishevës, e cila filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku nga këshilltarët u ngritën disa çështje si: materiali t’u sjellët me kohë i plotë dhe në mënyrë elektronike, zgjidhja e çështjes e qenve endacak, infrastruktura rrugore ku gjatë punimeve po dëmtohet dhe u kërkua të kthehet në gjendjen e mëparshme nga kompania dëmtues.

Për të gjitha çështjet e ngritura përgjigje u dha Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Planin i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022, në parim kaloi për konsultim publik, Më pas u bë shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës nr. 01/227 datë: 16.02.2022, për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të hapësirave të pronës së paluajtshme publike, në objektin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, u bë formimi i komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme publike, hapësirave në objektin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

U miratua edhe kërkesa e kryetarit të Komunës nr. 01/225 datë: 16.02.2022, për formimin e komisionit të ankesave të mundshme gjatë procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës nr. 01/237 datë: 18.02.2022, për miratimi e propozimit të DKAE-së, për formimin e komisionit përzgjedhës për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit në institucionet arsimore në kuadër të KK-Malishevë, u bë Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2022 dhe  kaloi për konsultim publik me disa propozime për ndryshim. Shqyrtimi i Raportit të DKAE-së, për përfundimin e gjysmë-vjetorit të  parë  të vitit shkollor 2021/22Njoftim me  Planin e Punës të Zyrës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2022 Rishqyrtimi i vendimit nr. 02/31 datë: 28.01.2022, për themelimin e Komitetit për Komunitete, sipas kërkesës nr. 020-97/3 datë: 16.02.2022 të MAPL-së. me votim u rregullua përbërja e këtij komiteti. Kaloj emërimi i anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.  Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 02/41 datë: 03.02.2022 të parashtruar nga Nazmi Z. Mareku nga Malisheva, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore .Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/42 datë: 03.02.2022 të parashtruar nga Zenel M. Mareku, nga fshati Goriq, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 02/43 datë: 03.02.2022 të parashtruar nga Bujar B. Berisha nga, fshati Carravranë, për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …