leoni

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit dhe njëra ndër pikat e rëndësishme të kësaj mbledhje ishte miratimi i buxhetit të komunës së Rahovecit për vitin 2020, ku me 21 vota pro, 1 kundër dhe 7 abstenim, anëtarët e kuvendit e kanë miratuar buxhetin komunal për vitin 2020 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB),  për 3 vitet në vazhdim. Vlera e buxhetit të komunës së Rahovecit për vitin 2020 është 14 milion e 735 mijë e 820 euro, i shpërndarë në kategori; Paga dhe Mëditje 8,644,220.00; Mallra dhe  Shërbime 1,594,330.00; Shpenzime Komunale 280,500.00; Subvencione dhe Transfere 311,000.00 dhe Investime Kapitale 9,905,820.00 euro. Gjatë mbledhjes anëtarët e kuvendit kanë marrë dy vendime: Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private dhe Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për ndërtimin e Sheshit Qendror të Qytetit, në Rahovec. Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto dokumente: Plani i veprimit për  zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit për vitin 2019; Plani i punës së Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020; Raportit vjetor financiar për vitin 2019; Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2019 dhe Raporti i punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2019 dhe Propozimi për tejkalimin e të hyrave vetanake për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …