leoni

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e 5 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje morën  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit komunal, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të LMT-së dhe Sead Raba përfaqësues i OSBE-së. Në këtë mbledhje janë aprovuar këto dokumente: Qarkorja e parë buxhetore e Ministrisë së Financave dhe KAB-it 2020-2022, vendimi i Kryetarit të Komunës për dalje në debat publik të Draft Rregullores Komunale për Transparencë. Gjatë kësaj mbledhje u raportua për Raportin e Performancës komunale janar-dhjetor -2018.

Mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Rahovecit janë të hapur për publikun dhe transmetohen në kohë reale përmes uebfaqes zyrtare të komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …