Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit komunal të Rahovecit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale dhe Sead Raba përfaqësuesi i OSBE-së zyra në Rahovec. Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar këto vendime: vendimi i Kryetarit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private P-71510068-02440-0 Ratkoc; aprovimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01 Nr.180/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore; aprovimi plotësim ndryshimit të vendimit 01 Nr. 181/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave të vëllimshme; aprovimi i plotësim ndryshimit të Rregullores për vendosjen e objekteve të përkohshme në territorin e komunës së Rahovecit 01 Nr.2558 të datës 27.06.2024; vendimi për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës 01 Nr.189/21, të datës 29.04.2021; vendimi për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës 01 Nr.190/21, të datës 29.04.2021; vendimi për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës 01 Nr.191/21, të datës 29.04.2021 dhe vendimi për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës 01 Nr.192/21, të datës 29.04.2021. Kuvendarët kanë aprovuar edhe Rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies ne shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës. Gjatë mbledhjes janë dhënë dy informata: Informatë nga DSHPS-ja rreth pandemisë Covid-19 dhe Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën janar-prill.