leoni

U mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetari të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, nënkryetarit Safet Kamberi, u realizua mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve ku  fillimisht temë diskutimi ishte, informimi në lidhje me vaksinimin  e nxënësve të klasave të 12-ta.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Muhedin Osmani, i njoftoj më gjerësisht anëtarët e bordit në lidhje me vaksinimin e nxënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike  ku në përqindje të madhe këta nxënës kishin refuzuar vaksinimin. Nga gjithsej 1,217  nxënës  të shkollave të mesme në komunën e Mitrovicës, ata të cilët pranuan vaksinimin ishin vetëm 879 persona, ku përqindja sipas Drejtorisë së Shëndetësisë arrin vlerën deri në 72 %, ndërsa të tjerët kishin refuzuar.

Sipas drejtorit Osmani është e rëndësishme  që ti informojnë edhe një herë nxënësit për rëndësinë e këtij hapi, pra të sensibilizohet opinioni pasi që kjo është në të mirën  e nxënësve, meqenëse kjo vaksinë ka rol shumë të madhe për moshën e pubertetit. Nga anëtarët e bordit u bë propozim që të behët edhe një herë njoftimi për rëndësinë e kësaj vaksine  si dhe të përgatitet një listë për ata nxënës të cilët me vetdeshirë nuk dëshirojnë që të vaksinohen, në mënyrë që përgjegjësja për mosmarrjen e kësaj vaksine të mbetët tek ata nxënës që zgjedhin të mos vaksinohen.

Gjatë kësaj mbledhje u fol edhe për shtrirjen kadastrale  të rrugës Fazli Barani dhe  shpronësimi i një prone private, pasi që kjo rrugë sipas drejtorit të Kadastrës, Egzon Jashari llogaritet si pengës për lidhjen e rrugës Fazli Berani dhe rrugës Ukshin Kovaçica.

Në fjalën e dhënë drejtorit të Drejtorisë së Administratës Abdullah Abdullahu,  u tha se sa i përket  E-kioskave shërbimet kanë marrë pëlqime të mëdha nga qytetarët, dhe se  ankesat e qytetarëve për përdorimin e E-kioskave kanë rënë dukshëm.

“Ne kemi marr falënderime të mëdha nga qytetarët, për futjen në funksion të E-kioskave pasi që atyre u janë  lehtësuar dukshëm shërbimet për marrjen  e ekstrakteve, dhe shumë shpejt pritet që të hy në funksion edhe marrja e certifikatave “ u shpreh ndër të tjerash drejtori i Administratës Abdullah Abullahu.

Po ashtu, në mbledhje u bisedua edhe për mundësin e ngritjes së Lapidarit të dëshmorit  Harun Beka,  kërkesë kjo nga Shoqata e Veteraneve të Luftës.

Në fund  u kërkua nga drejtoritë përkatëse që të përgatiten për mbështetjen  financiare për Planin e Veprimit Lokal, komunitetin Rom, Ashkali, dhe Egjiptian.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kopiliq të Poshtëm, Tushilë dhe në Rezallë të Re po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urave

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e urave që u shkatërruan si …