U mbajt mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku tema diskutimi ishin Inkasimi i të hyrave vetanake për periodën Janar-Maj 2016; Qarkoja e brendshme buxhetore Komunale; Hapësirat e Hapura Publike-menaxhimi i tyre në bazë të Lejes; Sanksionimi me revokim të lejes për mos respektim të ligjit dhe rregulloreve nga ana e bizneseve,  si dhe Çështja e kioskave dhe QPR.

Në takim u konstatua se në bazë të  raportit të të hyrave vetanake për periodën e deritashme, muaji Maj është muaji ku ka pas tejkalim të planit për të hyrat vetanake për 44,27 %. Kjo u tha, është bërë falë angazhimit të  komunës dhe ekzekutivit për rritjen e performancës së të hyrave vetanake.

Në vazhdim u konstatua se Drejtoria e Urbanizmit  dhe e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, janë ato drejtori të cilat kanë ngritje të konsiderueshme të inkasimit të  të hyrave vetjake gjatë muajit Maj.

Lidhur me inkasimin e të hyrave vetjake, u tha se është i domosdoshëm angazhimi akoma më i madh i të gjithëve  për ngritjen e nivelit të inkasimit të të hyrave vetanake, sidomos nga drejtoritë që kanë ngecje në inkasim, me qëllim  që deri në fund të vitit të realizohet plani i paraparë.

Bordi diskutoi edhe për Qarkoren e brendshme buxhetore dhe për fillimin e procesit të planifikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe parashikimet për vitin 2018-2019, sipas  kufijve fillestar të dhënë në Qarkoren 01/17, nga Ministria e Financave.

Pasi që  u dhanë instruksionet për përgatitjen e kërkesave fillestare buxhetore,  u kërkua që të respektohen kufijtë buxhetorë dhe u caktua afati për dorëzimin e planeve buxhetore të drejtorive, e që është  deri më datën 30 qershor 2016. U vendos që takimet konsultative sipas nevojës,  të mbahen me zyrtarin kryesor financiar  deri më datën 08.07.2016.

Ndërsa lidhur me menaxhimin e hapësirave të hapura publike, u mor qëndrimi që drejtoritë përkatëse,  bashkë me inspektorët komunal të shqyrtojnë rastet veç e veç dhe më pastaj të merren vendime përkatëse.

Sa i përket pikës së katërtë të rendit të ditës, Sanksionimi me revokim të lejes për mos respektim të ligjit dhe rregulloreve nga ana e bizneseve dhe asaj të pestë, Çështja e kioskave dhe QPR, anëtarët e Bordit konstatuan se është e nevojshme që akoma të mblidhen të dhënat konkrete dhe më pastaj të fillohet me masat e domosdoshme për rregullimin e këtyre çështjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …