U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, të hënën është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët tjerë komunalë.

Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të Kuvendit, unanimisht u ceduan këto pika:

1. Rishqyrtimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik  zona kadastrale – Drenoc;

2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2025;

Për këtë mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=149

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …