Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Kastriotit ku u diskutuan shumë tema të ndryshme.
Prezent ishte kryetari i komunës Xhafer Gashi me ekzekutivin. Kryesuesit Adem Preniqi e shpalosi rendin e ditës, para asamblistëve.
- Arsyetimi për mungesë
- Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Statutit të QKMF-së
- Formimi i Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës ( me kërkesën e Kryetarit të Komunës)
- Të ndryshme.