U mbajt mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve në Deçan, mbledhjen e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj, i pranishëm ishte edhe nënkryetari, z. Sami Cacaj dhe drejtorët e drejtorive komunale. Si gjithmonë pati diskutime në lidhje me punët që po kryhen në komunë, për projektet që janë në vazhdim dhe cilat janë planet dhe prioritetet në komunën e Deçanit.