U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Si çdo të hëne, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë. Mbledhja është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë. Gjatë raportimeve të drejtorëve të drejtorive, u tha se po vazhdohet me aktivitetet dhe punët e rregullta për realizimin e planifikimeve vjetore nga secila drejtori, ndërsa edhe realizimi i projekteve kapitale, është duke vazhduar sipas planifikimeve. Është duke u vazhduar me realizimin e projekteve në investimet kapitale, ku shumica dërmuese prej tyre janë në përfundim e sipër, sidomos projektet në infrastrukturë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …