U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të drejtorëve në Suhareke

Këshilli i drejtorëve i Komunës së Suharekës, ka mbajtur takimin e rregullt javor, në të cilin kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u informua më detajisht për aktivitetet dhe punët që po kryhen nëpër drejtori. Gjatë këtij takimi u tha se në Drejtorinë e Bujqësisë së shpejti do të përgatitet Raporti për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut, ku rreth 40 fermerë të dëmtuar janë vizituar nga zyrtarë të kësaj drejtorie, si dhe është kërkuar që të gjithë ata që janë dëmtuar nga reshjet ti paraqesin dëmet pranë drejtorisë së bujqësisë, ndërsa drejtoria e kulturës, ka njoftuar për aktivitetet që janë përgatitë për festën e mërgimtarëve, Diafestin. Nga drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, u tha se po punohet në rregullimin dhe sanimin e kanalizimeve në disa fshatra si dhe hapjen e kanalizimeve të reja, si dhe është bërë pranimi teknik i tri projekteve në fshatrat Luzhnicë, Gelancë dhe bazeni i ujit në fshatin Peqan. Në takim u fol edhe për rregullimin e të gjitha ulëseve nëpër hapësira publike si dhe përmirësimin e ambienteve në këto hapësira. Pas raportimit të drejtorëve, kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët që duhet ti kryejnë gjatë ditëve në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …