Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit gusht, e teta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (27), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse. Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:
– Kontrata kolektive – procedurat përmbarimore;
– Buxheti i komunës;
– Thatësirat në bujqësi – dëmi i shkaktuar;
– Objektet e QMF-së në Fortesë dhe Opterushë, sfiduese me kundërmim dhe lagështi;
– Objekti i QMF-së në drenoc – mungesë të barnave;
– Gjendja jo e mirë e kanalizimit në lagjen “Elshani” – Brestoc;
– Dakordimi me Ministrinë e Financave për shtyerjen e afatit për zbatimin e kontratës kolektive;
– Konkurset – punësimet në QKMF;
– Çështja e ujit të pijshëm – reduktimet;
– Rrugët: ”Xhafer Nurkasa”, “Gëzim Mullabazi” dhe “Mexhid Mustafa” – në gjendje jo të mirë, nevojë për intervenime;
– Të prekurit nga përmbytjet dhe vërshimet e vitit 2022 – puna e komisionit vlerësues;
– Kamerat e sigurisë në shkolla;
– Trajtimi i qenve endacakë;
– RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), Shoqatës “Zona e Pashtrikut”;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-15 vjet P-05058-0, ZK – Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-05058-0, ZK Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-40 vjet P-00772-10, ZK – Xërxë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P – 00772-10, ZK- Xërxë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, P – 02680-1, ZK-Rahovec;
-
Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i Raportit 6-mujor të punës së Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.