U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhje të rregullt dhe atë nën kryesimin e kryetarit Sokol Haliti, ku ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi Covid-19 në këtë komunë dhe menaxhimin e situatës pandemike. Në këtë takim u theksua se në komunën e Vitisë janë aktualisht 26 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus dhe nga ta 4 janë të hospitalizuar. Në këtë takim është folur edhe për punën e përbashkët të institucionet komunale të Vitisë me të gjitha mekanizmat për të menaxhuar sa më mirë situatën pandemike, zbatimit të masave, pastrimit dhe klorifikimit të hapësirave, si dhe masat tjera. Në këtë takim u bë me dije se është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër këtij virusi dhe atë të moshës 65+. Gjithashtu u theksua se akoma është në fuqi ora e ndalim qarkullimit prej orës 22:30 dhe u kërkua nga qytetarët të respektojnë masat pasi që ato janë në interes të shëndetit të secilit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …