Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete

Komuna e Deçanit ka organizuar mbledhjen e rregullt të Komitetit për Komunitete. Në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE dhe UNMIK-u. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK;

  3. Raport nga Kryetari i Komunës së Deçanit për gjendjen e përgjithshme të komunitetit jo shumicë;

  4. Të ndryshme.

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Procesverbali u miratua një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit.

Raporti i ZLK-së:

Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar, ka pasur vizita nëpër vendbanimet ku gravitojnë më shumë komunitetet jo shumicë siç janë fshatrat Gramaçel, Dubovik, Shaptej dhe lagjen Pemishte ,ku janë njoftuar për së afërmi me problemet që përballen ky komunitet që kryesisht kanë qenë probleme të infrastrukturës: ndriçim publik, asfaltim etj.

Raport nga Kryetari i Komunës së Deçanit:

Sa i përket raportit nga Kryetari i Komunës së Deçanit: i njëjti ndodhej në një takim me një nga Ambasadorët e Korit Diplomatik të Akredituar në Kosovë. Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha i njoftoj të pranishmit rreth vizitës së Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Kryetarit të Komunës së Deçanit z, Bashkim Ramosaj me rastin e përurimit te disa rrugëve te asfaltuara në lagjen Pemishte e banuar nga komunitetit jo shumicë. Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja  kërkoj të njoftohet se si janë mundësit që të ju ndihmohet me dru për ngrohje familjeve të komunitetit jo shumicë që e kanë gjendjen jo të mirë ekonomike në prag të stinës së dimrit. Z, Shaban Pejçinović i njoftoj të pranishmit se ketë shqetësim e ka ngrit në instancat më të larta Komunale dhe pret një njoftim rreth kësaj kërkese ditëve në vijim. Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha i njoftoj të pranishmit rreth ndihmës që po ju ofrohet nxënësve të komunitetit jo shumicë rreth aplikimit për bursat e shkollimit nxënësve dhe studentëve të komunitetit jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …