U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, Policia e Kosovës,  OSBE, dhe UNMIK-u. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK;

  3. Raport nga Drejtoria Komunale për Arsim rreth gjendjes aktuale me vijueshmërinë e nxënësve te komunitetit jo shumicë në shkolla;

  4. Të ndryshme:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Procesverbali miratohet një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit. Raporti i ZLK-së sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejqinoviq raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar. Raport nga Drejtoria për Arsim ku raportoj, z. Ramiz Bajramaj rreth gjendjes aktuale të shkollave në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …