Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku u shqyrtuan dhe u dërguan për Kuvend këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 1427 i datës 30.04.2019 për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për lirim nga pagesa e Mamografisë për të gjithë femrat e Komunës së Rahovecit;
-
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Brendshëm për vitin 2021 dhe diskutimi i planit të veprimit;
-
Shqyrtimi i raportit vjetor të Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit;
-
Të ndryshme.