U mbajt mbledhja e rregullt  e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhjen e organit më të lartë legjislativ në Rahovec, të pranishëm ishin Afrim Dina Kryesues i Kuvendit, Smajl Latifi Kryetar i Komunës, Kuvendar, drejtor të Drejtorive Komunale, përfaqësues të OSBE-së, LMT-së, Qendrës Rinore SHL-Kosova. Afrim Limani, drejtori për Buxhet dhe Financa prezantoi raportin financiar të vitit 2017, duke thënë se ky raport  është harmonizuar me departamentin e thesarit në Ministrinë e Financave. Në vazhdim drejtori Limani ka thënë se shfrytëzimi i buxhetit për vitin 2017, ka qenë i kënaqshëm pasi që është shfrytëzuar 97 %. Drejtori Limani foli edhe për obligimet e bartura nga viti 2017 për vitin 2018 dhe siç tha ai, obligime të faturuara janë 2 milion e 243 mijë e 676,94 euro, kurse të kontraktuara janë 6 milion e 703 mijë e 896,52 euro. Fillimisht për raportin financiar të vitit 2017, fjalën e mori Ali Morina, shef i grupit të kuvendarëve të AAK-së i cili ka thënë se në bazë të këtij raporti konstatohet se janë trashëguar borxhe të larta nga ish qeverisja e kaluar. Bazuar po ashtu  në këtë raport, konstatohet se borxhe të kontraktuara janë mbi 6 milion euro, ndërsa borxhe të faturuara janë mbi 2 milion euro. Brenda këtij raporti, mund të gjejmë shpenzime enorme në disa lëmi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …