U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Defrim Kafexhiu, dje, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Është larguar pika e pestë (5) nga rendi i ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm  publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale  Xërxë;

Kurse janë shtuar pesë (5) pika të tjera:

  1. Shfuqizimi I vendimit 332/22 për caktim lokacioni për hapësirë për biznese.

  2. Shfuqizimi i vendimit 329/22 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 296/22 për caktim lokacioni për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël.

  3. Shqyrtimi I vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël

  4. Informatë rreth Raportit 6 mujor të punës së Kryetarit të Komunës.

  5. Vendim për ndërrim të akronimit të shkollës Selajdin Mullabazi.

Para fillimit të shqyrtimit të pikave të propozuara në rend dite, nga shefja e grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, znj Besmira Bytyqi u propozua mbajtja e një minutë heshtjeje për nder të poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto vendime:

Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00369-0 zonë kadastrale Mrasor;

Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik  P-00759-0 në zonën kadastrale Retijë;

Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01830-0, zona kadastrale Rahovec;

Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P – 01830-0, zona kadastrale Rahovec;

Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

Vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025 dhe Qarkores Buxhetore 2023/1;

Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik –  P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;

 Vendim për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën e institucionit qendror për interes publike;

Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01-Nr. 306/22 i datës 29.04.2022 për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në Komunën e Rahovecit i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin 01-Nr. 334/22 të datës 31.05.2022;

Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 Nr. 332/22 i datës 31.05.2022 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe

Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;

Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël;

Vendim për ndërrim të akronimit të shkollës Selajdin Mullabazi;

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …