Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit prill, e katërta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Fillimi i seancës u karakterizua me aprovimin e pikave të rendit të ditës, meqë në mbledhjen e kaluar, pika e dytë e rendit të ditës: (Pyetjet e kuvendarëve dhe diskutimet e tyre), me shumicë votash është bartur si pikë e fundit e rendit të ditës. Kuvendarët: Defrim Kafexhiu, Lirigzon Kastrati dhe Rasim Fazliu patën të njëjtin propozim që, pika në fjalë përsëri të rikthehet ashtu siç ka qenë, si e dyta në rend dite. Propozimi i kuvendarëve nuk mori votat e mjaftueshme. Seanca vazhdoi me angazhim dhe efikasitet.
Pyetjet, temat dhe diskutimet ishin rreth:
Raportit Financiar, janar – mars 2024;
Investimet kapitale;
Hemodializa në hapësirën e objektit të QKMF-së – Rahovec;
Pastrimi i rrugëve të Komunës së Rahovecit;
Hedhja e mbeturinave në vende joadekuate – ndërgjegjësimi i qytetarëve;
Raportimi i drejtorëve të shkollave – mënyra e raportimit;
Faza e punimeve te kompleksi sportiv; Incidentet në shkolla;
Ndriçimi publik – Hoçë e vogël, Brestoc;
Mirëmbajtja e rrugëve fushore;
Ecuria e punimeve në qendrën per kulturë, arte dhe inovacion;
Rrjeti i kanalizimit – Ratkoc;
Çështja e rrugës Fortesë – Celinë;
Bursat për studentë – mënyra e ndarjes së bursave;
Miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe – ndarja e mirënjohjeve për profesorët dhe studentët kontributdhënës për këtë muze. Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje konkrete nga kryetari i komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale.
RENDI I DITËS me 13 pika, ishte ky
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510057-01643-1, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-01643-1, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës, P-01469-1, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510069-01505-0, zk – Retijë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim të Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i Raportit Financiar, janar – mars 2024;
-
Shqyrtimi i informatës mbi implementimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të rrugëve në Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe;
-
Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.