Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e njëmbëdhjetë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, zt. Smajl Latifi, Nënkryetari zt. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e OSBE-së. Si çdo herë fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth:
▪Transport për nxënësit;
▪Lapidar artistik kushtuar themeluesve të grupit artistik kulturor “Arshikët e Xërxës”;
▪Kërkesë për funksionalizimin e aparatit të biokimisë në QKMF;
▪Mirëmbajtja e rrugëve;
▪Kërkesë për informatë rreth numrit të madh të mungesave të nxënësve në shkolla;
▪Mungesa e parkingjeve në qytet;
▪Pagat për pensionistë;
▪Mungesa e trotuareve në fshatin Hoçë e Vogël dhe Brestoc;
▪Kabineti i informatikës në shkollën e fshatit Hoçë e Vogël;
▪Kompenzimi i dëmeve në bujqësi për vitet 2018-2020;
▪Siguria e nxënësve nëpër shkolla;
▪Pakënaqësi me llojin e kubëzave në sheshin Republika dhe mungesa e ujit tek kroi.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.
RENDI I DITËS me 10 pika, ishte ky:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim paraprak të pronës së paluajtshme komunale P- 01057-2 ZK- Xërxë, personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1-15 vjet;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01728-1 ZK-Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-02240-1 ZK-Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01422-1 ZK-Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510033-00550-2 ZK-Xërxë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00386-1, në zonën kadastrale Pastasellë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normës tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.