Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja e Komitetit për Komunitete, Hidajete Mazreku, ku para anëtarëve paraqiti rendin e ditës, rendi i cili me unanimitet u miratua pa ndryshime. Anëtarët e Komitetit për Komunitete, shqyrtuan me kujdes kërkesat e tyre dhe propozuan që për planifikimet buxhetore për vitin 2020 të hyjnë këto kërkesa: Sigurimi i ujit të pijshëm, ndërrimi i shtyllave dhe rrjetit të elektrifikimit, ndriçimi, kamerat e sigurisë, kanalizim etj.
Të gjitha këto kërkesa u rekomanduan përmes komiteti për në kuvend.