U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal në Rahovec

Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Afrim Dina, dhe në prani të Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Nënkryetarit, Fatmir Iska, këshilltarëve komunal, drejtorëve të Drejtorive të administratës komunale, mediave lokale  dhe përfaqësuesit të OSBE-së, është mbajtur seanca e shtatë e  rregullt e Kuvendit të Komunal në Rahovec. Filimisht, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit Afrim Dina ka propozuar rendin e ditës, për seancën e shtatë, dhe  pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve,

– Shqyrtimi i Raportit të Punës të Kryetarit të Komunës, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019,

– Shqyrtimi i Raportit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për periudhën gjashtë mujore Janar- Qershor 2019,

– Informatë nga DKA-ja rreth përfundimit të vitit mësimor 2018/2019,

– Informatës nga DSHPS-ja, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor -2019,

– Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Prokurimit, për periudhën gjashtë mujore Janar-Qershor 2019,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores për Transparencë Komunale 2019,

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit të Kryetarit të Komunës, për dhënien e pronës komunale personave fizik dhe juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …