U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal në Rahovec

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto vendime: Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01-Nr.276/2009, të datës 02.07.2010 dhe Vendimi për ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2021. Gjatë mbledhjes drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi ka dhënë Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …