U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje janë aprovuar këto Vendime: Vendimi i Kryetarit të Komunës për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria e pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve kapitale,vendimi i Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-07998-0 në Rahovec, vendimi i Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P-71510057-04475-0 në Rahovec, vendimi i Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës Komunale P -71510057-04381-0, vendimi i Kryetarit të Komunës për emërtimin e Muzeut të Qytetit ” Ali (Bajram) Hasku” dhe vendimi i Kryetarit  të Komunës për shfuqizimin  vendimit 01-Nr.90/20 të datës 29.07.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë. Në këtë mbledhje, anëtarët e kuvendit e kanë shqyrtuar edhe raportin e auditimit të Pasqyrave Financiare të Komunës se Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …