U MBAJT MBLEDHJA E TETË E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL TË RAHOVECIT

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Rahovecit, Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i cili dha përgjigje në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Para fillimit të shqyrtimit të rendit të ditës, nga anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejfullah Sejfullahu, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, u kërkua që të ngriten në këmbë në nderim të gjithë personave të pagjetur dhe familjeve të tyre për gjithë ankthin e pritjes për fatin e më të dashurve të tyre. Po ashtu pas dorëheqjes së anëtarit nga radha e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Samir Mustafa, Kuvendit Komunal iu shtua dhe një anëtar i ri, Drilon Mustafa i cili sot e bëri betimin dhe iu bashkua anëtarëve tjerë si dhe sekretaria e Kuvendit Komunal ka shpërndarë laptop për anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika dhe janë marrë këto vendime: Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2021; Vendimi për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve dhe lagjeve në komunën e Rahovecit; Vendimi për shpallje me interes të përgjithshëm publik pjesën e P-71510057-0234-2 në zonën kadastrale Rahovec; Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 71510057-05864-0 zona, në kadastrale Rahovec; Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër  të pronës komunale  P- 71510057-05864-0 zona, në kadastrale Rahovec; Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridik   P- 71510021-00010-1 dhe P-71510021-00010-2, në zona kadastrale Dobidol; Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër  të pronës komunale P- 71510021-00010-1 dhe P-71510021-00010-2, në zona kadastrale Dobidol; Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.337/22, i datës: 29.06.2022 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës; Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.339/22, i datës: 29.06.2022 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale. Procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit mund t’i gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/ . Video incizimi i mbledhjes së Kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/ .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …