U mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i Komunës së Vitisë ka mbajtur të martën mbledhjen e tretë të rregullt. Gjatë këtij takimi që është udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi u shqyrtuan dhe u votuan disa pika të rëndit të ditës. Ai në fillim të këtij takimi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në këtë organ të cilat kanë kaluar edhe në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ndërkaq në fillim të këtij takimi anëtarët e KPF-së kanë ngritur çështje të ndryshme në interesin publik për të cilët kryesisht përgjigjet në emër të ekzekutivit i kanë marrë nga zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Përndryshe në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Propozim vendimi për Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026.

Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronës komunale përmes shprehjes së interesit në fshatin Budrik – Komuna e Vitisë për vendosjen te Bizneseve në Parkun Industrial ne Budrik – Zona Ekonomike.

Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik draft rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës se subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.

Gjithashtu në këtë takim u dha edhe një informatë nga Zyra e Prokurimit Publik për raportin vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2023. Përndryshe shumica e këtyre pikave pritet të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Vitisë. Seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Vitisë, u vendos të mbahet të enjten e ardhshme me 28 mars 2024.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …