U mbajt mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Vitisë

Në Viti është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Në fillim të kësaj seance Kryesuesi i këtij Kuvendit, Naim Pira i ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin por i njoftoj edhe mbi vlerësimin e ligjshmërisë të akteve që janë aprovuar në seancën e shkuar. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar gjithsej 9 pikat e parapara, por me theks të veçantë është biseduar rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2018. Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim prezantoj pasqyrat financiare për tremujorin e parë të këtij viti. Në bazë të pasqyrave të prezantuara nga Kuvendi Komunal i Vitisë bëhet me dije se Buxheti i alokuar për periudhën janar-mars 2018 nga fondet burimore, granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 2.584.266,59€, kurse shpenzimet janë 2.196.481,16€. Ndërkaq po ashtu sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë është 84,99% dhe atë në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Gjatë këtij takimi këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë diskutuar edhe për propozim Rregullore për Kompetencat përgjegjësit dhe punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01- 410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ambulanten shëndetësore në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatine e Epërme. Në këtë takim me shumicë votash janë votuar të gjitha pikat e parapara si dhe është paraqitur një Informatë, nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala rreth Manifestimi “Flakadani i Karadakut” edicioni XVII që është mbajtur gjatë 21-26 Mars 2018 . E Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit paraqiti edhe një raport mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje ndërtimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …