U mbajt mbledhja e V-të e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtar tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Plani për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
-
Raporti i Komisionit për Emërimin e Rrugëve, Shesheve dh Hapësirave tjera Publike;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 31.05.2024.