Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
-
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
-
Raport nga ZLK-ja:
-
Ftesë drejtorisë për Buxhet e Financa të raportojë për Kornizën komunale buxhetore – Shqyrtimi i mundësisë për ndarjen e buxhetit për ndihmë të komuniteteve dhe planet rreth infrastrukturës neper vendet ku komunitetet jetojnë.
-
Raport nga Drejtoria e Qendrës për Punë Sociale në Deçan: për numrin e rasteve sociale nga komunitetet Ashkali, Egjiptianë, Malazez, Boshnjakë, Serbë dhe Rom.
-
Të ndryshme: