U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e VI- të e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit, në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, PK-ja. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit të ditës të këtij takimi. Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Raport nga ZLK:

  3. Raport nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj:

  4. Raport nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa:

  5. Raport nga Drejtoria për Arsim :

  6. Të ndryshme:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Procesverbali miratohet njëzëri, pa vërejtje.

Raporti i ZLK-së:

Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar ka pasur konsultime me qytetarë nga komunitetet për nevoja te ndryshme kryesisht rreth ndihmës në pajisje me dokumente personale, te cilëve ju është ndihmuar nga zyra e ZKK-së.

Raport nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj:

Sa i përket raportit nga Kryetari i Komunës z,Bashkim Ramosaj i njëjti u shty për mbledhjen e radhës sepse kryetari gjendej në një vizite pune jashtë vendit. Raport nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa: e njëjta nuk ishte prezentë dhe do ti përsëritet ftesa për mbledhjet e ardhshme. Raport nga Drejtoria për Arsim : nga kjo drejtori ishte prezent zyrtari z, Ramiz Bajramaj i cili i njoftoj te pranishmit për përfundimin  e vitit shkollor, për informacione dhe statistika rreth suksesit dhe vijueshmërisë së nxënësve mund te informoj ne mbledhjet e ardhshme  sepse deri nga gjysma e muajt Korrik do ti kenë në sistem. Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja shprehi dëshirën qe ne mbledhje të ishte Drejtori i Arsimit më tutje ajo theksoj se në bazë të vizitave në teren kanë vërejt se ka pasur raste te braktisjes se vazhdueshme dhe kthimit ne shkolla nga disa nxënës të komunitetit jo shumice nga lagjja Pemishte. Ramiz Bajramaj i njoftoj te pranishmit se institucioni qe përfaqëson ai ka ber gjithçka që këta nxënës të vijojnë mësimin duke i kthyer disa herë në shkolla por ka qenë këmbëngulja e këtyre nxënësve dhe prindërve te tyre që të mos vijojnë mësimin e rregullt. Milanka Popovic përfaqësuese e Komunitetit Malazez kërkoj qe te informohet rreth një kërkese të më hershme qe kishte bërë rreth një vizite nga komuniteti që ajo përfaqëson. Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, njoftoj se e njëjta është dorëzuar për shqyrtim. Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja kërkoj nga kryesuesi që raporti i punës së Komitetit për Komunitete gjashtë mujor të kryhet deri në takimin e radhës. Kryesuesi i falënderoi të pranishmit dhe shpalli mbledhjen të mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …