leoni

U mbajt mbledhja e VII e KPF-së në Suharekë

Anëtarët e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa) në komunën e Suharekës në takimin e mbajtur të mareën kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Reqanit” në Suharekë,

Raporti i auditimit të përgjithshme për vitin 2015;

Informatë për aktivitetet e KKSB-së  dhe Pyetje dhe përgjigje.

Ata pas një debati që u zhvillua sidomos për pikën e dytë: Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Reqanit” në Suharekë dhe pas prezantimit të Planit rregullues të hollësishëm, të gjitha pikave  u dhanë dritën e gjelbër për të dal në Mbledhjen e Kuvendit  para anëtarëve të kuvendit për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …