U mbajt mbledhja e VII-të e KPF-së në Komunën e Deçanit

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, z. Besnik Hulaj dhe zyrtar tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës; Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar; Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2023 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit; Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve; Shqyrtimi i Draft – Panit Zhvillimor të Arsimit 2024-2027; Rialokimi i mjeteve financiare në kategorinë e investimeve kapitale; Shqyrtimi i kërkesave; Të ndryshme. Pas miratimit të procesverbali nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë: 31.07.2024, përveç pikës së II-të dhe pikës se V-të qe u larguan nga rendi i ditës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …