Në Deçan u mbajt mbledhja e Vll- të e KPF- së, e cila u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, znj. Leonora Ukëhajdaraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
-
Shqyrtimi i Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
-
Shqyrtimi i Planit të mobilitetit;
-
Shqyrtimi i model rregullores për taksat komunale;
-
Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës ;
-
Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;
-
Shqyrtimi i Projekt – Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;
-
Shqyrtimi i Draft – Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023 – 2025;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.