U mbajt mbledhja e Vlll-të e KPF-së në Deçan

U mbajt mbledhja e Vlll-të e KPF-së në komunën e Deçanit. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues nga Barazia gjinore, znj. Ajne Iberhysaj, drejtori i Arsimit, z. Besnik Hulaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, znj. Leonora Ukëhajdaraj, dhe zyrtarë të tjerë. Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;

  3. Shqyrtimi i draft-Planit Lokal të Veprimit Rinorë;

  4. Shqyrtimi i draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023-2025;

  5. Shqyrtimi i draft-Palnit për barazi gjinore;

  6. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollore 2023-2024;

  7. Rishqyrtim i rregullores për taksat komunale të dt. 31.07.2023 me rekomandim të Ministrive;

  8. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale;

  9. Shqyrtimi i kërkesave;

  10. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për mbledhjen e Kuvendit e cila do të mbahet më datë: 28.09.2023. Kryesuesi Sutaj i falënderoj të pranishmit dhe e shpall mbledhjen e mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …